Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 10:39 Marcus Thuram në super formë, bën diferencën te skuadra e Interit Paraqitja fantastike e Marcus Thuram ndaj Comos ka marrë vlerësime të shumta, madje edhe nga kapiteni i tij, Lautaro Martinez, i cili e ndoqi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Marcus Thuram në super formë, bën diferencën te skuadra e Interit

Sporti E hënë, 9 Nëntor 2026 10:39
Marcus Thuram në super formë, bën diferencën te skuadra e Interit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Paraqitja fantastike e Marcus Thuram ndaj Comos ka marrë vlerësime të shumta, madje edhe nga kapiteni i tij, Lautaro Martinez, i cili e ndoqi ndeshjen nga tribuna për shkak të dëmtimit. Sulmuesi argjentinas nuk e fshehu admirimin për partnerin e tij të repartit ofensiv, duke komentuar në rrjetet sociale në postimin e Thuram me tri emoji, përmes të cilave vlerësoi formën dhe paraqitjen e jashtëzakonshme të francezit.

Në mungesë të Lautaros, Thuram ka marrë përsipër më shumë përgjegjësi në sulmin zikaltër. Përballja me Comon ishte ndeshja e nëntë radhazi si titullar për të në kampionat dhe Champions League. Që nga një periudhë ndërkombëtare te tjetra, francezi nuk e ka nisur asnjë ndeshje nga stoli.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Bilanci i tij është mbresëlënës: gjashtë gola, me të fundit të realizuar pikërisht ndaj skuadrës së drejtuar nga Cesc Fabregas. Por kontributi i Thuram nuk kufizohet vetëm te golat dhe katër asistimet e regjistruara. Ai është vazhdimisht në lëvizje, krijon hapësira për shokët e skuadrës, i jep thellësi lojës dhe bëhet tepër i rrezikshëm sa herë përballet me mbrojtësit kundërshtarë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Vlerësime të veçanta për të pati edhe trajneri Cristian Chivu, i cili pas ndeshjes në San Siro theksoi rëndësinë dhe pjekurinë që ka fituar sulmuesi francez.

“Thuram ka arritur një status dhe një nivel që mund të vihet në dyshim vetëm në Itali. Ai luan për kombëtaren franceze dhe i ka treguar të gjithëve cilësitë e tij. Ka ende hapësirë për përmirësim, po shfaq gjithnjë e më shumë lidership dhe nuk e bën të ndjehet mungesa e Lautaros”, deklaroi Chivu.

Mund t'ju interesojë

Alarm te Bayerni/ Hënes ngre shqetësimin për Musialën: Vuan nga një sëmundje që nuk trajtohet lehtë …

Alarm te Bayerni/ Hënes ngre shqetësimin për Musialën: Vuan nga një sëmundje që nuk tra...

Para 50 minutash
Spalletti gjen justifikimin për ndalesën e radhës: Humbëm besimin dhe qetësinë në fushë

Spalletti gjen justifikimin për ndalesën e radhës: Humbëm besimin dhe qetësinë në fushë

Para 1 ore
Panik në ndeshjen Tromsø-Bodø/Glimt, shembet pjesërisht tribuna e tifozëve miq

Panik në ndeshjen Tromsø-Bodø/Glimt, shembet pjesërisht tribuna e tifozëve miq

Para 1 ore

Statistikat konfirmojnë momentin e shkëlqyer të 28-vjeçarit. Thuram ka shënuar pesë gola në katër përballje kampionati kundër Comos. Në Serie A, vetëm ndaj Torinos ka një bilanc më të mirë, me shtatë gola në pesë ndeshje. Po pesë gola ka realizuar edhe ndaj Parmës.

Ndërkohë, gjatë vitit kalendarik 2026, sulmuesi ka marrë pjesë në 22 gola në 27 paraqitje në kampionat, duke regjistruar 15 realizime dhe shtatë asistime.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marcus Thuram në super formë, bën diferencën te skuadra e Interit
Para 4 minutash

Marcus Thuram në super formë, bën diferencën te skuadra e Interit

SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën
Para 8 minutash

SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën

Buxhetimi me pjesëmarrje në Rajonin nr. 1, investime të reja në shkollën “Abdyl Paralloi” dhe rrugën e Krastës
Para 30 minutash

Buxhetimi me pjesëmarrje në Rajonin nr. 1, investime të reja në shkollën “Abdyl Paralloi” dhe rrugën e...

Ish-ministri paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë në gjyqin e dosjes “Partizani”
Para 40 minutash

Ish-ministri paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë në gjyqin e dosjes “Partizani”

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 14 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 21 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.