KRU “Mitrovica” njofton për intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe atë të kanalizimit në disa lokacione.
Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Viktor Hygo”, “Bill Klinton”, “Hoxhë Hasan Tahsini”, “Xhevat Jusufi”, “Haki Misini”, “Ferki Aliu”, “Obilićeva”, si dhe në fshatrat Gradec dhe Frashër.
Ndërkaq, intervenime në rrjetin e kanalizimit do të ketë në rrugët “Muzeu”, “Fadil Deliqi”, “Kralja Petra I” dhe në fshatin Vinarc i Poshtëm.
KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
Po ashtu, pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt. Në këto raste, konsumatorëve u është rekomanduar që ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet.
Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/






































