Lamborghini ka prezantuar dy ekzemplarë unikë të modelit Revuelto, të krijuar posaçërisht për klientë në Arabinë Saudite.

Të frymëzuara nga dunat e shkretëtirës arabe, të dyja veturat dallojnë për ngjyrat dhe detajet e personalizuara.


Modelet mbajnë emërtimin “Ad Personam KSA Edition” dhe janë të identifikuara si “1 of 2”, duke konfirmuar se janë krijuar si një çift ekskluziv.

Enterieri përmban lëkurë Nero Ade, elemente prej fibrash karboni dhe qëndisje të frymëzuara nga dunat.

Një tjetër detaj unik është fjala arabe për “Trashëgimi”, e vendosur në pjesën e pasme të kabinës.

Sa i përket performancës, të dyja veturat ruajnë motorin hibrid V12 prej 6.5 litrash, të kombinuar me tre motorë elektrikë, që prodhojnë gjithsej 1,015 kuaj fuqi.

Revuelto arrin shpejtësinë 100 km/h për vetëm 2.5 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale tejkalon 350 km/h.

Lamborghini nuk ka bërë të ditur çmimin e këtyre dy ekzemplarëve ekskluzivë. /Telegrafi/