Dy persona janë arrestuar për shkak se fillimisht në një lokal e kishin fyer me fjalë banale një grua e më pas edhe tre zyrtarët policorë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 06:54, në Pejë.


Tutje bëhet e ditur se gjatë arrestimit njëri prej të dyshuarve dhe një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se fillimisht në një lokal e kishin fyer me fjalë banale viktimën femër kosovare, e më pas edhe tre zyrtarë policorë që kishin shkuar të merren me rast. Gjatë arrestimit njëri prej të dyshuarve dhe një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Gjatë transportit për në stacion policor i dyshuari tjetër i ka kanosur zyrtarët policorë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, të dyshuarit kanë qenë nën ndikim të alkoolit të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/