A mund të na përgjojnë përmes telefonit apo kompjuterit? Sa lehtë mund të thyhet një fjalëkalim? A mund ta dallojmë më një video reale nga një deepfake? dhe pse duhet të mendojmë dy herë para se të publikojmë fotografitë e fëmijëve në rrjete sociale?

Në episodin e dhjetë të podcastit “Rrugëtimi” me redaktoren Jehona Hulaj, flasim për rreziqet që shpesh i kemi para syve, por nuk i marrim seriozisht.


Me Drenusha Salihun nga Women for Cyber diskutojmë për sigurinë kibernetike, mashtrimet online, përgjimin përmes pajisjeve, inteligjencën artificiale, mbrojtjen e fëmijëve dhe sfidat e grave në një industri që vazhdon të dominohet nga burrat.

Sa më shumë teknologjia bëhet pjesë e jetës sonë, aq më e rëndësishme bëhet pyetja: A dimë vërtet si të mbrohemi?

Episodi i ri i “Rrugëtimit” – së shpejti. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com