Lamine Yamal vazhdon të mahnitë botën e futbollit me paraqitjet e tij, duke vendosur një tjetër rekord historik në kampionatin spanjoll.
Talenti i Barcelonës u bë futbollisti më i ri në historinë e La Ligës që arrin kuotën e 40 asistimeve, pas kontributit të tij në fitoren 2-1 ndaj Atletiko Madridit.
Yamal e regjistroi këtë arritje në moshën 19-vjeçare e 118 ditëshe, duke lënë pas emra të mëdhenj të futbollit spanjoll dhe jo vetëm.
Rekordin e mëparshëm e mbante Roberto López Ufarte, i cili kishte arritur 40 asistime në moshën 22-vjeçare e 15 ditëshe.
Në këtë renditje historike, pas tij vijnë Adrián Escudero, Seguí dhe Joseba Etxeberria.
Por ajo që e bën edhe më të veçantë arritjen e Yamal është fakti se ai ka lënë pas edhe legjendën e Barcelonës, Lionel Messi.
Argjentinasi e kishte regjistruar asistimin e tij të 40-të në La Liga në moshën 23-vjeçare e 158 ditëshe, plot disa vite më i madh se talenti katalanas.
Me këtë rekord, Yamal konfirmon edhe një herë se është një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Barcelonës dhe një nga talentet më të mëdha të futbollit evropian.
Në moshën vetëm 19-vjeçare, ai po ndërton një karrierë që premton të jetë e jashtëzakonshme, ndërsa rekordet e Messit tashmë janë kthyer në objektiva për të riun spanjoll.
© SYRI.net
Simeone mbron Alvarez pas humbjes me Barcelonën: Çfarë mund t’i kërkojmë më shumë?
Ndryshon lista e Italisë! Për herë të parë që pas turpërimit, Mançini rikthen lojtarin e Juventusit
Juventus shpëton një pikë në Firence, Bremer ndal Fiorentinën në barazimin 2-2Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: