Vincent Kompany mund të jetë sërish në drejtimin e Bayern Munichut kur të përfundojë pushimi ndërkombëtar i futbollit.
Trajneri belg u shtrua në spital më 23 tetor dhe, për shkak të problemeve shëndetësore, iu këshillua të pushonte. Gjatë mungesës së tij, asistenti ka drejtuar skuadrën në ndeshje.
Të lidhura
None found
Presidenti i nderit i Bayern Munichut, Uli Hoeness, ka bërë të ditur se rikthimi i Kompanyt pritet të ndodhë pas dy ose tri javësh.
“Ai do të rikthehet pas dy ose tri javësh. Pra, do të jetë sërish në bankinë pas pushimit të kombëtareve”, ka deklaruar Hoeness.
Kompany, që ka krijuar një skuadër konkurruese në Mynih, pritet t’u bashkohet sërish futbollistëve për vazhdimin e sezonit, nëse shërimi i tij ecën sipas pritshmërive.





