Në Spitalin e Mitrovicës u kryen 1,265 lindje për nëntë muaj

Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka shënuar rritje të numrit të lindjeve gjatë këtij viti.
Sipas njoftimit të spitalit, gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti janë kryer gjithsej 1,265 lindje, prej të cilave 485 kanë qenë me operacion cezarian (sectio caesarea).
Spitali ka bërë të ditur se shërbimet obstetrike dhe gjinekologjike ofrohen çdo ditë nga ekipet e mjekëve, mamive dhe infermierëve, të cilët kujdesen për trajtimin dhe mirëqenien e pacienteve.
Ndërkaq, në njoftim theksohet se stafi shëndetësor është i angazhuar në ofrimin e shërbimeve profesionale për nënat gjatë procesit të lindjes. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 minutë më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate





































