Monday / November 9 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Bota Europa SHBA

G7 mblidhet në Paris, Ukraina dhe Irani në qendër të diskutimeve mes aleatëve perëndimorë

Share Share Icon

 

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Grupit të Shtatë (G7) janë mbledhur të hënën në Paris për dy ditë bisedimesh, me luftën në Ukrainë, konfliktin me Iranin dhe marrëdhëniet transatlantike në qendër të agjendës. Takimi përfaqëson mundësinë e parë për aleatët e Uashingtonit për të vlerësuar nëse rezultatet e pafavorshme të zgjedhjeve të mesit të mandatit për Partinë Republikane të presidentit Donald Trump do të ndikojnë në drejtimin e politikës së jashtme amerikane.

Sipas Reuters, diplomatët e vendeve të G7 vlerësojnë se përparimi i demokratëve në zgjedhje mund të kufizojë hapësirën e veprimit të Shtëpisë së Bardhë, por nuk presin një rikthim të politikës tradicionale amerikane të bashkëpunimit shumëpalësh, për sa kohë vendimmarrja në politikën e jashtme mbetet nën kontrollin e Trump.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të marrë pjesë në takimin e tij të parë me homologët e vendeve aleate që prej zgjedhjeve. Takimi fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në Marsejë, por u zhvendos në Paris për arsye sigurie, pas javësh protestash në Francë.

Ukraina pritet të jetë një nga çështjet kryesore të diskutimeve, në prag të bisedimeve trepalëshe mes Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, të planifikuara për 10 dhe 11 nëntor në Abu Dhabi. Në takimin e G7 pritet të diskutohet edhe mundësia e një përfaqësimi dhe strategjie të përbashkët evropiane në përpjekjet diplomatike për përfundimin e luftës.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka paralajmëruar se Evropa rrezikon të humbasë ndikimin në negociatat për Ukrainën, nëse vendet anëtare vazhdojnë të ndjekin iniciativa të veçanta diplomatike, pa një përfaqësues dhe strategji të përbashkët.

Diplomatët kanë ngritur gjithashtu shqetësimin për ndryshimin e taktikave ushtarake të Rusisë, e cila po synon në mënyrë sistematike infrastrukturën energjetike të Ukrainës, me objektivin e ndërprerjes së furnizimit me energji gjatë dimrit. Mungesa e raketave interceptuese Patriot dhe sistemeve të tjera të mbrojtjes ajrore mbetet një nga dobësitë më të rëndësishme ushtarake të Kievit. Vendet e G7 pritet të diskutojnë mënyrat për të ruajtur presionin ndaj Moskës dhe për të siguruar mbështetje të mëtejshme ushtarake, financiare dhe energjetike për Ukrainën.

Konflikti me Iranin do të jetë një tjetër temë e rëndësishme e takimit. Aleatët e Uashingtonit kanë shprehur vazhdimisht skepticizëm për ndërhyrjen ushtarake dhe shqetësimin se sulmet e mëtejshme amerikane mund ta përkeqësojnë krizën, në vend që të kontribuojnë në zgjidhjen e saj.

Diskutimet mund të nxjerrin në pah edhe dallimet mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara për situatën në Liban. Parisi po kërkon krijimin e një kuadri të ri sigurie, të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, për jugun e Libanit, që do të zëvendësonte marrëveshjet aktuale, të cilat përfundojnë në fund të vitit. Ndër alternativat e propozuara nga Franca është edhe krijimi i një force ndërkombëtare franko-italiane.

Në takimin dyditor marrin pjesë ministrat e Jashtëm të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë, si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian. Franca ka ftuar gjithashtu përfaqësues nga Ukraina, Arabia Saudite, Egjipti, Koreja e Jugut dhe Brazili në disa prej sesioneve të diskutimeve

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Bota /

Industria e Europës, mes krizës dhe lulëzimit  

Industria e Europës po ecën më mirë nga sa mund të mendoni. Kompanitë më të ekspozuara ndaj konkurrencës kineze po përballen me vështirësi. Por shu...

2 days më parë 10 Min Lexim
Bota / SHBA /

Ekonomia amerikane tejkalon pritshmëritë, krijohen 165 mijë vende të reja pune në tetor

Ekonomia amerikane ka shënuar një ecuri më të mirë se parashikimet në tregun e punës gjatë tetorit 2026, me 165 mijë vende të reja pune, sipas të d...

3 days më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!