‘ONM, operacion ndërkombëtar estetik i drejtësisë’, Muçi: GJK cenoi integritetin e saj!

08:53, 09/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për ish anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, aneksi i ri i rregullores së kësaj gjykate për të pranuar në dhomë këshillimi pjesëtarët e ONM në procesin e vetingut të magjistratëve të kthyer për rishqyrtim nga Strasburgu, është një veprim i ulët dhe aspak serioz, që sipas tij cenon dhe minon integritetin e Kushtetueses.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Muçi tha se me këto veprime, shteti jonë tregon se është një republikë bananesh.

Sipas tij, pjesëmarrja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, nuk ka qenë gjë tjetër veçse një operacion ndërkombëtar estetik i sistemit të drejtësisë për ta kapur më tej.

Ky veprim i GJK është në dy aspekte. I pari është ai serioz, me veprime të tilla e çoi në minimum integritetin e GJK. Në shkelje të kushtetutës e ligjit. Ne vazhdojnë të jemi republikë bananesh. Me këtë sjellje është shumë e ulët nga pikëpamja ligjore, të krijon neveri, boshllëk të pisët.

Lidhur me ONM, kam një vështrim tjetër. E kam hequr në kurriz, ONM ka qenë operacioni ndërkombëtar estietikës i sistemit të drejtësisë. Mazhorancës i duhej një marketing së pari ndërkombëtar, në mënyrë antikushtetuese duke i dhënë rol kushtetues. Duke pranuar këta përfaqësues u mbyllte gojën ndërkombëtarëve. Së dyti u hidhte hi syve qytetarëve shqiptare, se gjasme po e kryen BE dhe ndërkombëtarët. Në të dy e marketon shkatërrimin e ssitemit të drejtësisë në mënyrë perfekte.

Unë kam paditur edhe ONM, të gjitha gjykatat i pranonin institucionet e tjera, por jo ONM, ONM ka qenë një tigër prej kartoni në procesin e vetingut. ONM përdori për të trembur opinionin dhe për ta përdorur kundër një magjistrati për ta shkarkuar. Në fillim të vetingut e dinin se kishin rol në process dhe bënin deklarata publike, dikush u tha të heshtnin dhe nuk flisnin më.

Ky ka qenë qëllimi i përhershëm i vetingut, të kishin kontrol të brendshëm e të përhershëm. GJK tani mund të jenë në dhomë këshillimi, është veprim banal, s’do kenë asnjë lloj roli. Mazhoranca i ka të gjitha mekazniat, kanë bërë siguresë pas sigurerë, se kush do shpëtojë. Veprimi është shumë i ulët që bën GJK. Është operacion estetik. Vetëm ne bëjmë eksperimente.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco