Vdes në spital i dyshuari për vrasjen e gjashtë personave në Krakov të Polonisë

ktimave ishin shtetas polakë, ndërsa dy të tjerat ishin një shtetase britanike dhe një grua austriake.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, kishte bërë të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, pas sulmit, ishin gjetur edhe tre trupa të pajetë: dy gra dhe një burrë.

Të dielën, policia konfirmoi se viktimat ishin babai 53-vjeçar, nëna 52-vjeçare dhe motra 21-vjeçare e të dyshuarit.

Mediat polake raportuan se 24-vjeçari kishte leje për armëmbajtje dhe se armët mund t’i kishte marrë nga shtëpia e familjes.

Në spital ishin dërguar gjithsej 16 persona, përfshirë pesë shtetas të huaj, dy zyrtarë policorë dhe vetë sulmuesin. Sipas Ministrisë së Brendshme, të huajt ishin nga Austria, Britania, Gjermania, Portugalia dhe Rusia.

Ndërkohë, njëri nga dy kirurgët që u kishin dhënë ndihmën e parë të plagosurve në rrugë, ka deklaruar se kolegu i tij ia kishte shpëtuar jetën një polici të plagosur rëndë.

Dy kirurgët ndodheshin duke ngrënë pranë Sheshit Kryesor të Tregut kur filluan të shtënat dhe menjëherë kishin shkuar në vendin e ngjarjes për të ndihmuar të plagosurit, përfshirë sulmuesin dhe dy policët.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika