Biden flet për betejën e tij me kancerin: Sëmundja nuk më ka ndaluar, por ndonjëherë më ngadalëson
Ish-presidenti amerikan, Joe Biden ka folur për vështirësitë me të cilat po përballet për shkak të betejës së tij me kancerin e prostatës, ka zbuluar se shëndeti i tij nuk do ta lejojë të mbajë aq shumë debate dhe intervista publike sa kishte planifikuar për prezantimin e kujtimeve të tij presidenciale.
Biden pranoi se ka ditë kur sëmundja e vështirëson, duke sqaruar megjithatë se kjo nuk e ka detyruar të ndërpresë aktivitetet e tij. Në një postim në rrjetet sociale të dielën, Joe Biden iu referua gjendjes së tij shëndetësore duke shpjeguar se po detyrohet të kufizojë orarin e promovimit të librit të tij të ri.
“Disa ditë janë më të mira se të tjerat. Nuk më ka ndaluar. Por ndonjëherë më ngadalëson”, shkroi ai.
“Kjo do të thotë që, për fat të keq, nuk do të jem në gjendje të zhvilloj aq shumë biseda rreth librit tim sa kisha shpresuar. Megjithatë, shpresoj që fjalët në faqet e tij do të flasin vetë”, shtoi ai.
Deklarata e tij vjen vetëm disa ditë para publikimit të kujtimeve të tij, “Premtomë, Amerikë”, të planifikuara për 17 nëntor.
Në të njëjtin postim, ish-presidenti amerikan i ftoi qytetarët të lexonin librin e tij, i cili përqendrohet në presidencën e tij, krizat me të cilat u përball dhe vendimet që mori.
“Shpresoj ta lexoni. Mbulon vitet e mia si president. Sfidat që u përballëm, vendimet që mora dhe arsyet pse i mora ato. Është një libër për atë se kush jemi si komb. Çfarë përfaqësojmë. Dhe cili është roli i Amerikës në botë”, shtoi ai.
Rritet bilanci i viktimave nga përplasja e dy trenave në Kajro, 7 të vdekur dhe 100 të plagosur
Zjarr masiv në një pallat në Kinë, 14 viktima (VIDEO)
Vdes në spital autori i masakrës me 9 viktima në Poloni
- 08:17 Rritet bilanci i viktimave nga përplasja e dy trenave në Kajro, 7 të vdekur dhe 100 të plagosur
- 08:12 Zjarr masiv në një pallat në Kinë, 14 viktima (VIDEO)
- 08:11 Vdes në spital autori i masakrës me 9 viktima në Poloni
- 08:07 Roja bregdetare greke: 12 emigrantë të vdekur u gjetën në një varkë pranë Kretës, shpëtohen 18 të tjerë
- 21:57 “Trump kundër të gjithëve?”, Tafani: Presidenti i ri amerikan do ketë pushtet të limituar
- 21:22 “Nëse bie Netanyahu nga froni, lideri i ri i Izraelit është njësoj për Gazën”, profesor Shala ndan detajet