Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Prishtina mposht Vushtrrinë, shkëputet në krye

Prishtinaaa

Prishtina e ka mposhtur Vushtrrinë me vështirësi me rezultatin 2:1 dhe është shkëputur në krye në Superligës së Kosovës. 

Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas i takoi xhiros së 13-të. 

Sulmuesi Rin Ahmeti shënoi për 1:0 në minutën e 28-të. Ai shënoi gol të bukur nga afërsia. 

Prishtina i dyfishoi shifrat në minutën e 49-të me golin që e realizoi Assabe Diatta në minutën e 49-të. 

Vushtrria e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 79-të me golin që e realizoi Urim Statovci, por goli i qendërsulmuesit nuk mjaftoi pasi që në fund fitorja shkoi për klubin nga kryeqyteti. 

Edhe Prishtina vazhdon me fitore, vendos supergoli i Krasniqit Futboll Prishtina vazhdon me fitore, vendos supergoli i Krasniqit

Për Prishtinën ishte fitorja e dhjetë e edicionit. Ka edhe dy barazime dhe një humbje. Është në pozitën e parë me 32 pikë. 

Ka pesë pikë më shumë se Malisheva që renditet në pozitën e dytë. 

Drita ka 24 pikë në pozitën e tretë. 

Vushtrria mbetet në pozitën e fundit me tri pikë.


Vushtrria ngushton rezultatin

Vushtrria e ka ngushtuar rezultatin në 2:1 ndaj Prishtinës. Urim Statovci ishte realizatori i golit në minutën e 79-të.


Prishtina dyfishon shifrat, shënon Diatta

Edhe Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere Futboll Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere

Prishtina i ka dyfishuar shifrat ndaj Vushtrrisë. Për 2:0 realizoi Assane Diatta në minutën e 49-të.


Prishtina në epërsi pas pjesës së parë

Prishtina e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Vushtrrisë. 

Rin Ahmeti e realizoi golin e epërsisë për klubin nga kryeqyteti në minutën e 28-të. 

Vushtrria ndeshjen si vendas po e luan në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. 

Ky ballafaqim i takon xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës.

Edhe Prishtina kthehet te fitorja, Llapi “zhytet” në krizë Futboll Prishtina kthehet te fitorja, Llapi “zhytet” në krizë

Prishtina në epërsi ndaj Vushtrrisë

Prishtina ka kaluar në epërsi ndaj Vushtrrisë. Për 1:0 realizoi Rin Ahmeti në minutën e 28-të.