Plot tetë gola u shënuan të dielën në ndeshjen Manchester United - Aston Villa. Por takimi i zhvilluar në “Old Trafford” përfundoi baras, 4:4.
Madje, Unitedi golat e vlefshëm për një pikë i shënoi në minutat shtesë të ndeshjes që i takoi xhiros së dhjetë të Premier Leagues së Anglisë.
Ishte ndeshja e tetë pa fitore e Unitedit në Premier League. Fitoren e fundit e kishte shënuar ndaj Ipswichit më 30 gusht.
Unitedi e nisi keq ndeshjen e xhiros së dhjetë. I pësoi dy gola brenda katër minutave.
Golin e epërsisë për Villan e shënoi Alysson në minutën e dytë, ndërsa dy minuta më vonë për 2:0 realizoi gol Nicolas Jackson.
Edhe
Unitedi synon të kthehet te fitorja ndaj Villas
Bruno Fernandes në minutën e 16-të nga penalltia ngushtoi epërsinë në 2:1, kurse Youri Tielemans në minutën e 44-t barazoi shifrat.
Me rezultatin e barabartë 2:2 përfundoi pjesa e parë. Mysafirët e nisën mirë edhe pjesën e dytë. Shënuan shpejtë dy gola për 4:2.
Golin e tretë e shënoi John McGinn nga penalltia në minutën e 48-të, kurse pesë minuta më vonë Leon Goretzka realizoi golin e katërt.
Megjithatë, Unitedi nuk u dorëzua. Shënoi dy gola të shpejtë në vazhdime.
Për 4:3 shënoi gol Joshua Zirkzee në minutën e 92-të, kurse katër minuta më vonë, Patrick Dorgu me asistim të Bruno Fernandesit e barazoi rezultatin në 4:4.
Unitedi zë vendin e 18-të me tetë pikë, sa ka edhe Sunderlandi në pozitën e parafundit.
Aston Villa është në vendin e dhjtë me 13 pikë.
Edhe
Man. Unitedi ndalet nga Bournemouthi në ndeshjen dramatike
Unitedi pranon dy gola për katër minuta
Manchester United ka pranuar dy gola brenda katër minutave nga Aston Villa.
Ndeshja ndërmjet Unitedit dhe Villas po luhet në “Old Trafford”, ndërsa i takon xhiros së dhjetë të Premier Leagues së Anglisë.
Golin e epërsisë 1:0 për Aston Villan e shënoi Alysson në minutën e dytë.
Dy minuta më vonë, Nicolas Jackson e shënoi golin për 2:0.
https://t.co/IW9fkd9uaB
— canadafreezy (@canadafreezy) November 8, 2026
Edhe
Unitedi fiton dhe forcohet në vendin e tretë
https://t.co/YFqIaiPfrN
— canadafreezy (@canadafreezy) November 8, 2026