Shaip Kamberi, deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë, publikoi rezultatet e zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Sipas tij, Koalicioni Shqiptar, që drejtohet nga Enkel Rexhepi, u rendit i pari në votimet e zhvilluara sot në Serbi.
Të lidhura
None found
Lista me numrin 3 mori 4 mijë e 769 vota, të cilat i siguruan 10 prej gjithsej 29 mandateve të Këshillit.
Kamberi falënderoi votuesit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si dhe të gjithë ata që i besuan koalicionit. Ai uroi Enkel Rexhepin dhe ekipin e Partisë për Veprim Demokratik dhe Aleancës për Luginën.
Ai bëri të ditur se bisedimet me listat e tjera për formimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar do të nisin menjëherë.
Kamberi theksoi se Këshilli duhet të përfaqësojë të gjithë shqiptarët e Luginës dhe të angazhohet për shkollimin dhe librat në shqip, kulturën shqiptare dhe përdorimin e gjuhës shqipe në institucione.








