Partia për Veprim Demokratik – Aleanca për Luginën (PVD-AL) ka dalë e para sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH), të mbajtura në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Sipas rezultateve preliminare, lista numër 3, e udhëhequr nga Enkel Rexhepi, ka marrë 4.769 vota, duke siguruar 10 nga gjithsej 29 mandatet në KKSH.


Renditja e listave është si vijon:

  • PVD-AL: 4.769 vota – 10 mandate;
  • LPD-PDSH: 4.225 vota – 8 mandate;
  • APN: 2.876 vota – 6 mandate;
  • PD-LR: 2.753 vota – 5 mandate.

Janë numëruar 14.623 vota dhe janë ndarë 29 mandate.

Shaip Kamberi (PVD) ka falënderuar qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që morën pjesë në votime, si dhe ata që i dhanë besimin listës së udhëhequr nga Enkel Rexhepi (PVD-AL).

Ai ka bërë të ditur se menjëherë do të nisin bisedimet me listat e tjera për konstituimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Sipas Kamberit, KKSH-ja ka për detyrë të përfaqësojë të gjithë shqiptarët e Luginës dhe të punojë për arsimin dhe librin shqip, kulturën shqiptare dhe përdorimin e gjuhës shqipe në institucione./Telegrafi/