Policia greke ka vënë në pranga një shtetase greke në Igumenicë, pasi në automjetin e saj u gjetën dhe u sekuestruan disa sende të konsideruara si armë.
Kontrolli u zhvillua pasditen e së enjtes, më 5 nëntor 2026, nga efektivët e grupit për parandalimin dhe luftën kundër kriminalitetit, të cilët ndaluan automjetin e drejtuar nga gruaja.
Të lidhura
None found

Gjatë verifikimit, autoritetet gjetën shtatë thika të llojeve dhe përmasave të ndryshme, dy doreza hekuri, dy sprej piperi, një objekt metalik me majë të mprehtë si dhe një pajisje plastike për vetëmbrojtje.
Rasti po hetohet nga Komisariati i Policisë së Igumenicës, që synon të zbardhë rrethanat dhe arsyen përse këto sende ndodheshin në automjetin e saj. Deri tani nuk janë bërë publike të dhëna të tjera për identitetin e gruas apo për ndonjë precedent të mundshëm penal.
Numri dhe larmia e sendeve të gjetura kanë sjellë edhe krahasimin e saj me personazhin e filmave aksion, Lara Croft, e njohur për aventurat dhe përdorimin e mjeteve të ndryshme në përballjet e saj. Ndryshe nga personazhi i ekranit, “Lara Croft” e Igumenicës përfundoi këtë herë nën arrestin e policisë greke.





