Ministria e Punës dhe Familjes pret përfundimin e raportit për QPS-të në Pejë e Gjilan

Pas raporteve të publikuara nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme për dështimet institucionale që patën pasoja fatale për Arlinda Zekajn, edhe Ministria për Punë dhe Familje ka nisur shqyrtimin e veprimeve të Qendrës për Punë Sociale në Pejë.

Ministri Andin Hoti bëri të ditur se raporti për këtë rast pritet të përfundojë brenda pak ditësh. Ndërkohë, në vëmendjen e ministrisë është edhe Qendra për Punë Sociale në Gjilan, pas ngjarjes së rëndë ku humbën jetën dy persona, mes tyre edhe një foshnje.

Të lidhura

None found

Hoti tha se divizioni i inspektimit ka marrë dosjen e plotë në ditën kur ndodhi rasti në Pejë dhe ka zhvilluar intervista me zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale. Sipas tij, është shqyrtuar edhe rasti në Gjilan, por raporti përfundimtar ende nuk është përmbyllur.

“Ditën që ka ndodhë rasti, divizioni i inspektimit ka shkuar në Pejë e ka marr komplet dosjen, i ka intervistuar edhe zyrtarët që punojnë në qendrën për punë sociale dhe në Gjilan me rastin që ndodhi para do dite fatkeqësisht foshnjen e vogël, raporti ende nuk ka përfunduar nuk e kemi raportin përfundimtar ka disa të gjetura që smundem me i thanë pa përfunduar raporti”, ka deklaruar Andin Hoti, Ministër i Punës, Familjes.

Për masat që mund të ndërmerren pas përfundimit të raportit, ministri sqaroi se kompetenca i takon nivelit lokal, konkretisht kryetarit të Komunës së Pejës.

Ai shpjegoi se divizioni inspektues kontrollon zbatimin e politikave në Qendrat për Punë Sociale, ndërsa raporti përfundimtar i dërgohet kryetarit të komunës, të cilit i kërkohet të marrë masa disiplinore ndaj zyrtarëve të QPS-së.

“Divizioni i inspektimit e ka për detyrë me shiqu a po implementohen politikat në kuadër të qendrave për punë sociale, por masat që ne mund të marrim nuk janë të mëdhaja sepse ne cka bëjmë me raportin përfundimtar e qon te kryetari i komunës së Pejës, dhe kërkon nga ai të ndërmarr masa disiplinore ndaj zyrtarëve të QPS-së, tash varet nuk po them prej vullnetit sepse ai e ka obligim ligjor por nuk mundem unë me ndërhy”, ka theksuar Hoti.

Qendrat për Punë Sociale në Kosovë vijojnë të përballen me vështirësi të shumta, ndër të cilat mungesa e stafit dhe kushtet e pamjaftueshme të punës. Në disa raste, problem mbetet edhe komunikimi me këto institucione.

Për këtë arsye, Yll Bokshi, avokat në Komunën e Gjakovës, ka krijuar me iniciativën e tij një ueb-faqe ku publikohen numrat e kontaktit dhe informacione të tjera për Qendrat për Punë Sociale.

Bokshi vlerëson se këto institucione kanë nevojë për reformim dhe se roli i tyre në shoqëri është i rëndësishëm.

“Duhet me pas me ndrru baza ligjore me u ndry i gjithe procesi me u shty puntoret social këtu në Kosovë sa kam informacion nuk ka strehimore nuk ka jetimore që i thojnë ka organizata joqeveritare që i organizojnë ato që marrin fondacione prej shtetit, ish dasht me qenë dicka në kuadër të shtetit…Këtu në Kosovë derisa duhet me vdek dikush ose me ndodh naj skandal për me reflektu shpresoj që ngjarjet e fundit të jenë pasqyre për me reflektu dhe në mënyrë urgjente me u bë reforma..”, ka deklaruar Yll Bokshi, avokat.

Ministria e Punës dhe Familjes ka hartuar gjithashtu një raport për Qendrën për Punë Sociale në Lipjan, pas rastit të rëndë të keqtrajtimit të një fëmije 5-vjeçar. Sipas ministrit Hoti, për këtë ngjarje është suspenduar vetëm një zyrtar.

Komuna, ndërkaq, nuk ka dhënë informacione të tjera lidhur me zbatimin e rekomandimeve të përfshira në raport. Të njëjtin qëndrim e ka mbajtur edhe ndaj kërkesave të televizionit për të mësuar më shumë rreth masave, rekomandimeve dhe zbatimit të tyre.


Shtuar më 8.11.2026 21:29

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbet