
Një 81-vjeçar ka gjetur vdekjen në Durrës pasi është përplasur nga një makinë që drejtohej nga një 26-vjeçare.
E reja është shoqëruar në polici.
Njoftimi i policisë
Durrës/Informacion paraprak-Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. Gj., 26 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. Z., 81 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën. Drejtuesja e automjetit, shtetasja K. Gj., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”