Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 81-vjeçari është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14 të qytetit, ku një automjet ka përplasur një këmbësor. Përplasja ka qenë fatale për të moshuarin, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Në timonin e automjetit ndodhej një 26-vjeçare, e cila është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. Gj., 26 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. Z., 81 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Drejtuesja e automjetit, shtetasja K. Gj., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb