Trabzonspor mori një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Alanyaspor, duke triumfuar me rezultatin 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit turk. Edhe pse nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës, Ernest Muçi ishte një nga lojtarët që tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e tij.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare tregoi edhe një herë cilësitë teknike dhe aftësitë individuale, duke dhuruar një moment të veçantë në minutën e 22-të. Pas një aksioni individual, Muçi arriti të driblonte kundërshtarët dhe të ruante topin mes presionit të disa lojtarëve kundërshtarë.
Më pas, futbollisti 25-vjeçar bëri atë që di më mirë: me pjesën e jashtme të këmbës së djathtë, lëshoi një pasim fantastik në drejtim të Salah, duke e vendosur shokun e skuadrës në një pozicion ideal për të shënuar.
Megjithatë, sulmuesi egjiptian nuk arriti ta shfrytëzonte këtë mundësi të artë, duke i mohuar Muçit një asist që do të ishte pa dyshim ndër më të bukurit e sezonit.
Pavarësisht mungesës së golit apo asistit në statistika, paraqitja e shqiptarit ishte një tjetër sinjal pozitiv për Trabzonsporin. Muçi po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi në skuadrën turke, ndërsa veprime të tilla konfirmojnë talentin dhe kreativitetin e tij në fazën sulmuese.
© SYRI.net
Egnatia pa rivalë, shkatërron Vorën me pesë gola dhe shkëputet në krye të Superiores
Flick zbulon formacionin e Barcelonës ndaj Atletico Madridit, ja kush zë vendin e Rodrit
Norris triumfon në Brazil, Verstappen spektakolar me rikuperimin nga vendi i fundit! Antonelli rrezikon penaliziminBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: