Abissnet Superiore në RTSH/ Egnatia “pëllëmbë” Vorës, Dede nis arratinë

Egnatia ka mundur 5-1 Vorën në Rrogozhinë duke marrë kështu tri pikët e radhës. Për formacionin e Dedes ky triumf “blindon” vendin e parë pasi ndjekësja më e afërt, Teuta, qëndron shtatë pikë larg.
Egnatia shënoi një gol në pjesën e parë me Kryeziun (36’), por në pjesën e dytë Vora barazoi falë një euro-goli të Karricës (69’).
Më pas skuadra e Dedes u zgjua dhe nuk toleroi më duke finalizuar me sukses rastet e krijuara. Adjesa (74’), Fernando (81’), Kasa (85’) dhe Albaneze (90’)shënuan 4 herë në 17 minuta duke vulosur një fitore të thellë që shtyn edhe më shumë ekipin rrogozhinas në kreun e renditjes. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




