Inter rigjen fitoren dhe i jep fund serisë pozitive të Como-s. Zikaltrit nuk falin në “San Siro” (video)

8 Nëntor 2026
19:58
Telesport
back button

Inter i ka dhënë fund serisë prej 4 fitoreve rresht të Como në Serie A. Në përballjen mes tyre të luajtur në “San Siro”, e vlefshme për javën e 11-të, Inter fitoi pa shumë probleme, 2-0.

Zikaltrit gjetën avantazhin që në minutën e 12-të, ku pas një aksioni të bukur dhe depërtimit të Marcus Thuram brenda në zonë, ky i fundit pason për Djed Spence, anglezi asiston për Francesco Pio Esposito, i cili e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë.

Në minutën e 19-të, tjetër kundërsulm i shpejtë i zikaltërve dhe aksioni finalizohet me sukses nga Marcus Thuram, i cili duke ëprfituar edhe nga një mungesë vëmendjeje e mbrojtjes së Como, dërgon topin në rrjetë.

Pjesa e parë e dominuar totalisht nga Inter, mbyllet 2-0 për zikaltrit. Në pjesën e dytë, Inter administron më së miri shifrat dhe fiton përfundimisht 2-0. Zikaltrit renditen të dytët me një pikë më pak se Lazio kryesuese. Como mbetet në vendin e pestë.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit