Hoqën flamurin gjerman jashtë parlamentit dhe e zëvendësuan me një flamur palestinez, arrestohen tre persona

08/11/2026 20:03

Një 22-vjeçar që hoqi flamurin gjerman jashtë ndërtesës së Reichstag në Berlin dhe e zëvendësoi atë me një palestinez, është arrestuar së bashku me dy persona të tjerë që ë shoqëronin.

Tre personat filmuan momentin dhe e transmetuan drejtpërdrejt në mediat sociale, thanë autoritetet gjermane.

Flamuri palestinez duket se ka qëndruar në shtizën e flamurit për një kohë të gjatë, derisa autoritetet arritën ta hiqnin atë.

Sipas gazetës Bild, autori që ngarkoi videon deklaroi se veproi nga “solidariteti me Palestinën”.

Grupi “Paqësor Kundër Gjenocidit” mori përgjegjësinë për veprimin nëpërmjet Instagram-it.

Veprat penale me të cilat ata ka të ngjarë të përballen ‘baltosje e shtetit dhe simboleve të tij, dëmtimin e qëllimshëm të pronës, shkeljen e Aktit të Lirisë së Tubimit të Berlinit dhe hyrjen e paligjshme’.

Monumenti përkujton unitetin e Gjermanisë. Natën e 2-3 tetorit 1990, i ashtuquajturi Flamuri i Unitetit u ngrit gjatë një ceremonie që shënonte ribashkimin e dy shteteve gjermane.

Top Channel