Interi rikthehet te fitorja, mposht Comon në derbin e xhiros
Interi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Comos, në kuadër të xhiros së 11-të të Serie A, duke u rikthyer te rezultatet pozitive në kampionat.
Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu e nisi shumë mirë takimin dhe kaloi në epërsi që në minutën e 12-të. Djed Spence asistoi për Francesco Pio Espositon, i cili u tregua i saktë brenda zonës për ta dërguar topin në rrjetë.

Interi vazhdoi të sulmonte dhe në minutën e 19-të e dyfishoi epërsinë. Marcus Thuram reagoi më së miri pas një topi të kthyer brenda zonës dhe shënoi për 2-0, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, të dy trajnerët bënë disa zëvendësime, por rezultati nuk ndryshoi. Interi e menaxhoi epërsinë deri në fund, ndërsa gjyqtari Daniele Chiffi e përfundoi takimin në minutën e 90+3-të.

Me këtë fitore, Interi rikthehet te triumfet dhe ngjitet në kuotën e 28 pikëve, duke mbajtur vendin e dytë në tabelë. Në anën tjetër, Como mbetet me 23 pikë në pozitën e pestë.
Kjo ishte fitorja e rëndësishme për Interin në derbin ndaj Comos, në një përballje mes dy skuadrave që po zhvillojnë një sezon të mirë në elitën e futbollit italian. /Telegrafi/

































