27 ditë protestë/ Qytetarë, studentë dhe të rinj mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

27 ditë protestë/ Qytetarë, studentë dhe të rinj mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

19:43, 08/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qytetarë, studentë dhe të rinj janë mbledhur sërish pasditen e sotme para Kryeministrisë në ditën e 27-të të protestave kundër qeverisë së Edi Ramës.

Pavarësisht përplasjeve me policinë gjatë protestës kombëtare të një dite më parë, pjesëmarrësit janë rikthyer në shesh, duke vijuar qëndresën dhe duke përsëritur thirrjen për dorëheqjen e kryeministrit.

Protestuesit kundërshtojnë ftesat e Ramës për dialog, duke këmbëngulur se kërkesa e tyre mbetet largimi i tij nga detyra.

Studentët dhe të rinjtë shprehen se nuk shohin më hapësirë për negociata me kryeministrin, ndërsa denoncojnë atë që e cilësojnë si korrupsion qeveritar dhe dhunë policore ndaj protestuesve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco