Shqipëria, tregu kryesor i eksporteve të Kosovës me 182 milionë euro
Importet e Kosovës kanë kaluar 6.3 miliardë euro në dhjetë muajt e parë të vitit 2026, duke shënuar një rritje prej 8.5% krahasuar me një vit më parë. Sipas shifrave, Shqipëria mbetet partneri kryesor i Kosovës për eksportet, ndërsa Kina ka kaluar Gjermaninë si vendi kryesor i origjinës së mallrave të importuara
Kosova ka importuar mbi 6.3 miliardë euro mallra gjatë periudhës janar-tetor 2026, me një rritje prej 8.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe eksportet kanë shënuar rritje më të fortë, duke arritur në 960 milionë euro, ose 23.9% më shumë se në vitin 2025.
Megjithatë, hendeku tregtar mbetet i lartë. Deficiti ka arritur në 5.34 miliardë euro, rreth 300 milionë euro më shumë se një vit më parë, duke dëshmuar varësinë e ekonomisë së Kosovës nga mallrat e importuara.
Në renditjen e vendeve furnizuese, Kina ka kaluar Gjermaninë dhe është bërë partneri kryesor i importit, me 879.4 milionë euro mallra. Pas saj renditen Gjermania me 838.6 milionë dhe Turqia me 740.3 milionë euro.
Ndërsa Shqipëria renditet e nënta ndër vendet nga të cilat Kosova importon më shumë, me 225.2 milionë euro mallra.
Në krahun e eksporteve, Shqipëria mban vendin e parë si destinacioni kryesor i produkteve kosovare, me 182 milionë euro, nga 130.7 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në vendin e dytë renditet Maqedonia e Veriut, me 148.6 milionë euro.
Së bashku, këto dy tregje përthithin rreth 34.4% të eksporteve të Kosovës.
“Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Alarmante shifrat e aksidenteve në Kosovë: 79 të vdekur për tetë muaj
Ambasadori britanik në Beograd: Me udhëheqjen e re serbe do të flasim për normalizimin me Kosovën
- 19:22 Trump: Ka shumë pak gjasa që mund të urdhëroj një sulm ndaj Iranit nëse bisedimet përparojnë
- 19:17 43-vjeçari, Gazmir Beqiri kryen dializë tri herë në javë, familja apel për ndihmë
- 19:07 “Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
- 18:58 Vijon protesta në kryeqytet, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë! Situata e qetë
- 18:48 Infeksionet po trajtohen me vështirësi, shkak rezidenca ndaj antibiotikëve
- 18:42 BE financon zhvillimin e Shqipërisë, mbi 920 milionë euro mbështetje