Kronikë
Fier/ Autoboti i qumështit përplas motorin, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Fier-Libofshë, në fshatin Agim, ku një autobot që transportonte qumësht është përplasur me një motomjet.
Si pasojë e përplasjes së fortë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore.
Sipas burimeve policore, drejtuesi i motomjetit dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




