Como kafshatë e lehtë për Interin. Zikaltrit e mbyllin në avantazh të dyfishtë pjesën e parë (video)

8 Nëntor 2026
18:50
Telesport
back button

Inter është duke fituar 2-0 ndaj Como pas 45 minutave të para në “San Siro”, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të në Serie A. Zikaltrit gjetën avantazhin që në minutën e 12-të, ku pas një aksioni të bukur dhe depërtimit të Marcus Thuram brenda në zonë, ky i fundit pason për Djed Spence, anglezi asiston për Francesco Pio Esposito, i cili e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë.

Në minutën e 19-të, tjetër kundërsulm i shpejtë i zikaltërve dhe aksioni finalizohet me sukses nga Marcus Thuram, i cili duke ëprfituar edhe nga një mungesë vëmendjeje e mbrojtjes së Como, dërgon topin në rrjetë.

Pjesa e parë e dominuar totalisht nga Inter, mbyllet 2-0 për zikaltrit.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit