Familjarët e Sharr Brainës reagojnë pas ofendimeve të Akilit në Big Brother: Burrëria nuk matet me tonin e zërit

Debati i ashpër mes aktorit Akil Varfi dhe këngëtarit Sharr Braina në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 ka nxitur reagime edhe jashtë spektaklit, ku kësaj radhe kanë reaguar familjarët e këngëtarit.
Përplasja mes dy banorëve eskaloi me ofendime të rënda nga ana e Akilit, i cili gjatë debatit vuri në pikëpyetje edhe burrërinë e Sharrin, duke i thënë se ishte i paburrë dhe se kishte frikë nga ato që ai pretendonte se dinte për të jashtë shtëpisë.
Aktori vazhdoi me deklarata të tjera fyese, duke përdorur një gjuhë të ashpër ndaj këngëtarit, ndërsa situata për pak sa nuk kaloi edhe në përballje fizike.
- YouTube www.youtube.com
Pas këtyre momenteve, familjarët e Brainës kanë zgjedhur të reagojnë publikisht përmes një postimi në Instagram, ku kanë shpërndarë pamje nga përplasja mes dy banorëve.
Krahas fotografive, ata kanë përcjellë edhe një mesazh mbështetës për Sharrin, duke vënë në pah se karakteri dhe dinjiteti i një burri nuk përcaktohen nga mënyra se si ngre zërin apo nga fjalët fyese që përdor.
“Burrëria nuk matet me tonin e zërit e as me fjalorin e ndyrë, por me karakterin, respektin dhe dinjitetin që ka Sharri”, thuhet në reagimin e tyre.
Në fund, familjarët nuk kanë munguar as me fjalët e përkrahjes për këngëtarin, duke shtuar: “Forca Sharri, jemi krenarë me ty”. /Telegrafi/

















































