4 gola në pjesën e parë në “Old Trafford”. Spektakël në Man. United-Aston Villa (video)

8 Nëntor 2026
18:23
Telesport
back button

Pjesa e parë në sfidën përmbyllëse të javës së 10-të në Premier League, mes Manchester United dhe Aston Villa është mbyllur në barazim 2-2, në “Old Trafford”.

Miqtë e nisën vrullshëm takimin duke shënuar dy gola në katër minutat e para. Pa arritur ende në minutën e 2-të, ishte Alysson që dërgoi topin në rrjetë me një goditje qendrore poshtë kmëbve të Lammens, pas asistit të John McGinn.

Në minutën e 4-të, ishte Nicolas Jackson që dyfishoi shifrat, duke dërguar në rrjetë topin e khtyer mbrapsht nga pritja e Lammens, pas goditjes së Alysson.

Në minutën e 16-të, Matheus Cunha pengohet në zonë, arbitri jep 11-metërsh. Godet Bruno Fernandes, topi përfundon në rrjetë. Portugezi rihap takimin me golin e tij.

Youri Tielemans barazon shifrat në minutën e 44-të, pas asistit të Noussair Mazraoui. Pjesa e parë mbyllet 2-2.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit