Alarmante shifrat e aksidenteve në Kosovë: 79 të vdekur për tetë muaj

8 Nëntor 2026 | 18:11

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 79 persona kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor në Kosovë gjatë periudhës janar-gusht të vitit 2026.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 74 aksidente fatale, prej të cilave 22 kanë qenë vetaksidente.Nga numri i përgjithshëm i viktimave, 44 kanë qenë shoferë të automjeteve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të kufizimeve të shpejtësisë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve me pasoja fatale.

Policia ka bërë të ditur se ka shtuar prezencën në terren, mbikëqyrjen dhe kontrollet në rrugë, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori britanik në Beograd: Me udhëheqjen e re serbe do të flasim për normalizimin me Kosovën

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, Edward Ferguson tha se mirëpret deklaratat e para të përfaqësuesve të Listës Studentore që fitoi zgjedhjet parlamentare në...
16:20 | 08/11/2026

Kosova përballet me Hungarinë në Ferizaj, “Dardanët” kërkojnë fitoren e parë në kualifikimet për Euro 2028

Kombëtarja e Kosovës në hendboll luan sot ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2028, ku përballë do të ketë Hungarinë. Takimi...
14:48 | 08/11/2026

Kryeministri Kurti merr letër urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë një letër urimi nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham. Kryeministri Burnham shkroi se Mbretëria...
14:35 | 08/11/2026