• Kontakt
Sunday, November 8, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi/ Apartamente në Romë, troje në Tiranë e Vlorë/ Ish-vetingasi Lulzim Hamitaj nuk justifikon pasurinë

17:26 : 08/11/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Në publicistikën amerikane, shprehja “What goes around, come around” është një mënyrë delikate për të thënë se gjithçka në këtë botë rrotullohet. Për ish-komisionerin e Vetingut, Lulzim Hamitaj, i kallëzuar penalisht vite më parë për falsifikim të çertifikatës së gjuhës angleze, kjo shprehje mund të tingëllojë më e njohur në shqip: “Gjithçka që bën, do të të kthehet”.

Ish-anëtari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe kolegët e tij, për 7 vite, në periudhën 2017-2024, kanë shkarkuar nga detyra një numër shumë të lartë gjyqtarësh e prokurorësh, me argumentin se ata nuk kishin siguruar dokumenta të viteve të mëparshme për të justifikuar pasurinë e tyre.

Shumë magjistratë janë larguar nga detyra me firmën e Hamitaj dhe 11 anëtarëve të tjerë, pasi nuk justifikonin me letra zyrtare të ardhura apo pasuri të krijuara në vitet ’90, madje, në disa raste ekstreme, edhe në kohën e Mbretërisë së Zogut.

Lexo edhe:

Rolex, Rolls-Royce e mijëra paund/ “The Telegraph” ekspozon jetën e luksit të Dorian Pukës

Alarmi i BE: Qeveritarët e korruptuar po ruajnë pasurinë, SPAK konfiskoi vetëm 100 mijë euro

Por, vjen një moment që “bota rrotullohet”. Lulzim Hamitaj është përjashtuar së fundmi nga gara për një post vakant në Gjykatën Kushtetuese, pikërisht për faktin se nuk justifikon me burime të ligjshme dhe dokumenta zyrtare pasuri të krijuara ndër vite, duke nisur nga fillimi i viteve ‘2000.

Në foto: Lulzim Hamitaj, kandidat për në Gjykatën Kushtetuese, ish-komisioner i Vetingut

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), bazuar mbi gjetjet e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) vendosi në 21 shtator 2026 “ndalimin e kandidimit të Lulzim Hamitaj për pozicionin vakant në Gjykatën Kushtetuese”, pasi ka probleme të theksuara me kriterin e pasurisë.

Reagimi i Lulzim Hamitaj për gjetjet problematike në pasurinë e tij zbulon edhe një tjetër problematikë të theksuar të institucionit që, si rregull duhet të verifikojë periodikisht pasurinë e zyrtarëve të lartë.

“Më çudit fakti që, përgjatë gjithë këtyre viteve që unë kam qenë subjekt deklarues, nuk më është kërkuar ndonjë dokument apo sqarim…dhe ndërkohë që papritmas futen si gjetje në raportin e tyre të fundit”, shkruan Hamitaj në një përgjigje drejtuar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Lulzim Hamitaj, si anëtar i Komisionit të Vetingut, ka qenë subjekt deklarues që prej nisjes së detyrës, në vitin 2017, deri në përfundim të mandatit, në 2024. Për shtatë vite ai ka marrë vendime për shkarkimin e magjistratëve nga detyra, ndërkohë që ai vetë ka pasur probleme të theksuara dhe, me shumë mundësi, është toleruar në masë shumë të madhe nga ILDKPKI.

Pasuria, probleme pa fund

Lulzim Hamitaj ishte një ndër 13 kandidatët që aplikuan pas thirrjes së Presidentit të Republikës për plotësimin e vendit vakant në përfundim të mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja.

Kuadri ligjor parashikon që kandidatët të verifikohen nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) për kriteret e profesionalizimit, integritetit dhe pasurisë.

Në rastin e kandidatit Hamitaj, KED-i duket se nuk ka pasur impenjim të shtuar. Një raport shumë problematik i mbërritur nga ILDKPKI-ja për pasurinë e tij, ishte i mjaftueshëm për të nxjerrë Lulzim Hamitajn nga gara.

Në raportin mbi pasurinë e kandidatit për Gjykatë Kushtetuese, Lulzim Hamitaj, ILDKPKI nuk është treguar aspak “tolerante”, si më parë, kur ai ishte komisioner i Vetingut.

“Deklarimi i subjekti Lulzim Hamitaj nuk është i saktë në përputhje me ligjin. Ka mungesë dokumentacioni të pjesshëm justifikues ligjor lidhur me burimin financiar të krijimit të pasurive, si edhe ka mospërputhje të deklarimit të pasurisë ndër vite dhe mosdeklarim të pasurisë”, thuhet në aktin e dorëzuar pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në fillim të qershorit 2025

Apartament në Itali pa burim të ligjshëm

Lulzim Hamitaj ka deklaruar në formularët e pasurisë se zotëron një apartament në Itali, vend ku ka punuar për disa vite si jurist e përfaqësues ligjor. Ai ka deklaruar se burim për këtë pasuri kanë shërbyer të ardhurat nga shitja e dy pasurive të tjera që ka patur atje, të ardhura nga punësimi dhe hua nga persona të tretë.

ILDKPKI, për këtë pasuri, ka konstatuar: “Referuar datave të shitblerjes së pasurive të paluajtshme në Itali, rezulton se burim për blerjen e pasurisë Apartament në “Via Garlenda” nuk mund të jenë të ardhurat nga shitja e dy pasurive (apartament në “Via Verga” në tetor 2003 dhe apartament në “Via Pian Due Torri” në nëntor 2003).

Në foto: Lulzim Hamitaj nuk deklaroi “burime të ligjshme financiare” për apartamentin në Romë

Po ashtu, ILDKPKI ka konstatuar “deklarime kontradiktore lidhur me burimin financiar të përdorur për blerjen e apartamentit të ndodhur në Via Garlenda, Romë, Itali, në v. 2002/2003”, një pasuri që më pas u shit dhe u deklarua si burim për apartamentin aktual në kryeqytetin italian.

Hamitaj e ka konsideruar këtë konkluzion si “të pabazuar”. Megjithatë, shpjegimet e tij nuk janë vlerësuar të mjaftueshme nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Godinë 3-katëshe në Dukat

Inspektorati i Deklarimit të Pasurive ka gjetur problematika edhe në deklarimin dhe burimin financiar për një ndërtesë 3-katëshe në pronësi të tij, në Dukat të Vlorës.

Për këtë pasuri, raporti thotë: Ka mosdeklarim në deklaratat e interesave private të kandidatit i sipërfaqes 114 m2 (kati – 1/bodrum) si pjesë përbërëse e objektit me 3 kate, duke deklaruar vetëm 2 kate me sip. 228 m2. Ka deklarime kontradiktore lidhur me bodrumin, i cili referuar fotove, nuk ndodhet nën tokë, por është totalisht i dukshëm si kat përdhe i kësaj godine. Po ashtu, konstatohet se vlera e deklaruar e kësaj pasurie është më e ulët se sa kostot e ndërtimit të Entit Kombëtar të Banesave”.

Në foto: Pjesë nga gjetjet problematike në pasurinë e Lulzim Hamitaj

Mbi këto gjetje, kandidati Lulzim Hamitaj se “më duket e pajustifikuar shtrirja e verifikimeve që ka kryer ILDKPKI mbi burimet e pasurive të krijuara në vitin 2000/1, pra duke shkuar më se 26 vite më herët…”.

Kontrata “fiktive” për automjetin

Trupat e Vetingut ishin shumë rigoroze me magjistratët, kur konstatonin mos-përputhje mes çmimeve të pasurive në kontrata me ato reale. Por, në një situatë të tillë e ka parë veten edhe ish-komisioneri Lulzim Hamitaj.

“Në deklarimin “Para fillimit të detyrës 2017”, kandidati ka deklaruar automjetin tip Jeep me vlerë 14.000 Euro, ndërkohë që kontrata e shitblerjes e paraqitur b/lidhur deklaratës së kandidatit ka vlerën 3.300 Euro”, thuhet në gjetjet e ILDKPKI-së.

Për këtë mos-përputhje, ai ka deklaruar se “shitësi ishte një koleg i tij, që i kishte një kredit prej rreth 10.000 euro, dhe, me transaksionin e shitblerjes së automjetit, u likuiduan mes njëri-tjetrit”. Por, kontrata nuk kishte të specifikuar asnjë prej këtyre sqarimeve. Pretendimi i tij u rrëzua nga KED-i.

Toka e padeklaruar në Mullet

Në vitin 2017, kandidati Lulzim Hamitaj deklaronte se i kishte një detyrim financiar kompanisë “ASL Construction” në shjmën 29 mijë euro. Ai nuk kishte dhënë detaje për këtë marrëdhënie.

Hetimi i kryer nga ILDKPKI-ja zbuloi një pasuri të padeklaruar prej tij. Hamitaj kishte në pronësi një sipërfaqe toke 700 metra katrorë në zonën e Mulletit në Tiranë. Ai kishte nënshkruar një kontratë sipërmarrjeje me kompaninë për ndërtimin e një apartamenti. Sipas llogaritjeve të kryera mes palëve, apartamenti kushtonte 70 mijë euro.

Hamitaj kishte rënë dakord që një pjesë të këtij çmimi ta paguante me tokën në pronësi të tij, ndërkohë që diferencën prej 29 mijë euro e kishte detyrim financiar që do t’ia paguante pas ndërtimit të banesës.

Në foto: Fshati Mullet, Tiranë

Megjithatë, për këtë gjetje, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kishte qëndrim të ndryshëm nga ILDKPKI: “Ky mosdeklarim i tokës Arë nga njëra anë, dhe deklarimi i detyrimit në rubrikën “Detyrime financiare”, ku është referuar shprehimisht kontrata e mësipërme nuk përbën gjetje të tillë që të cënonte kandidatin në kontekstin e ligjit”.

Në vijim, KED-i pranoi argumenta të tjerë mbi pasurinë dhe mungesën e dokumentacionit ligjor për shuma në gjendje cash dhe në llogari bankare të kandidatit Lulzim Hamitaj, duke vendosur përfundimisht se ai nuk kaloi me sukses testin e pasurisë dhe rrjedhimisht e përjashtoi nga gara për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Etiketa: ILDKPKIKEDlulzim hamitajpasurivetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rolex, Rolls-Royce e mijëra paund/ “The Telegraph” ekspozon jetën e luksit të Dorian Pukës

16:11 : 07/11/2026
AKTUALITET

Alarmi i BE: Qeveritarët e korruptuar po ruajnë pasurinë, SPAK konfiskoi vetëm 100 mijë euro

21:11 : 04/11/2026
AKTUALITET

Pasuria e çmendur e drejtoreshës së Tatimeve Erilinda Lala, transaksionet e dyshimta me “shoqërinë”!

23:01 : 03/11/2026
AKTUALITET

Sigal, gjysëm mln euro për sigurimin e dhëmbëve të Vetingas-ve. Shifrat në raportin e KLSH

12:07 : 29/10/2026
AKTUALITET

Gjykata e Strasburgut “rrëzon” dënimin penal të Luan Dacit

13:22 : 07/10/2026
AKTUALITET

DASH ngre alarmin për Shqipërinë: Korrupsioni po tremb investitorët

18:02 : 30/09/2026
Para

BE akuzon TikTok-un për dështim në mbrojtjen e shëndetit mendor të përdoruesve

TË GJITHA

BE akuzon TikTok-un për dështim në mbrojtjen e shëndetit mendor të përdoruesve

17:28 : 08/11/2026

Vendimi/ Apartamente në Romë, troje në Tiranë e Vlorë/ Ish-vetingasi Lulzim Hamitaj nuk justifikon pasurinë

17:26 : 08/11/2026

Mln euro për rikonstruksionin, emërtimet problematike nuk lëvizin nga vitrinat e Muzeut Arkeologjik të Durrësit

17:03 : 08/11/2026

Shembet muri i banesës në Lezhë dhe zë poshtë 70-vjeçarin, ndërron jetë

16:45 : 08/11/2026

Ori Nebijaj për Arbana Osmanin: Është fallco, më ka zhgënjyer…

16:33 : 08/11/2026

Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

16:13 : 08/11/2026

Parandalohet ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet një 34-vjeçar/ EMRI – Detajet

16:02 : 08/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com