Tragjike në Lezhë, shembet muri i banesës dhe zë poshtë 70-vjeçarin
Një 70-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike në fshatin Tale të Lezhës, pasi është zënë poshtë nga një pjesë muri që është shembur në banesën e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa i moshuari, i identifikuar me inicialet P. Q., po punonte pranë murit të banesës. Për arsye që ende nuk janë bërë të ditura, një pjesë e strukturës është shembur papritur, duke e zënë poshtë 70-vjeçarin.
Pavarësisht ngjarjes së rëndë, i moshuari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Pas njoftimit për incidentin, në vendngjarje kanë nisur veprimet për të dokumentuar rastin dhe për të përcaktuar rrethanat në të cilat ndodhi shembja.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa pritet të përcaktohen shkaqet që çuan në shembjen e murit dhe humbjen e jetës së 70-vjeçarit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



