• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

by Altin Ketro
08/11/2026 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Altin Ketro

Që kryeministri Rama të japë dorëheqjen, do duhet t’i marrë leje popullit që e ka votuar. Nëse e jep sot, as ai e as PS-ja nuk mund të dalin nesër për t’i kërkuar votën. Në rrugë ka pa diskutim njerëz të pakënaqur dhe do të ketë përherë, në çdo kohë, pavarësisht se kush qeveris. Por qeveritë që kanë mandate mjaftueshëm për të qëndruar në pushtet, nuk ka arsye t’u hapin rrugën çdo grupimi politik a parapolitik, që u është mërzitur jeta në opozitë dhe duan të bëjnë rrëmujë.

Nuk ka diskutim që çdo ndryshim pushteti vjen vetëm nga vota. Aty maten forcat se sa mbështetje ka në elektorat njëra e tjetra parti politike. Mund të jesh i mërzitur me një parti që rri gjatë në pushtet, por a i ke bërë pyetje vetes pse ndodh kjo? Kur nuk sheh asnjë dobësi te vetja dhe gjithnjë gjen alibi se tjetri të vjedh zgjedhjet, te dhuna do të përfundosh.

Mazhoranca e sotme vërtet ka 13 vjet në pushtet, por qeveria aktuale ka vetëm 1 vit dhe gjatë kësaj kohe ka ndryshuar disa ministra. Padyshim që kryeministri është po i njëjti, por afërmendsh, sepse ai është lideri i partisë që jo vetëm ka shumicën në Kuvend, por edhe e ka çuar në fitore në çdo palë zgjedhje. Nëse doni që Rama të largohet, mjafton që thjesht ta mundësh në zgjedhje. Rama nuk është si Berisha që ka vetëm tre fitore në 36 vjet dhe rizgjidhet kryetar pas çdo humbjeje.

Forma për t’i imponuar dorëheqjen nga rruga çdo kryeministri dhe mazhorance ka funksionuar vetëm në dy raste në këto 36 vite. E para në vitin 1991, vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të para e të lira pluraliste, ku u inskenua një protestë e dhunshme në Shkodër që rezultoi në vrasjen e 4 protestuesve, gjë që pasoi me zgjedhje të parakohshme në vitin 1992. E dyta në vitin 1997, pas falimentimit të skemave piramidale në dhjetor 1996. Kjo e fundit nuk ishte meritë e opozitës. Ajo ishte dërrmuar keqas në maj 1996 në një palë zgjedhje të manipuluara që nuk i kishte njohur as komuniteti ndërkombëtar. E gjithë çfarë ndodhi në vitin 1997 erdhi ngaqë njerëzit kudo në Shqipëri humbën kursimet e tyre. Ata kishin shitur shtëpi, toka, biznese, bagëti dhe çfarë kishin, të gjitha i futën në ato skema. Po të mos kishin humbur paratë, Berisha do kishte qeverisur i qetë, së paku deri në vitin 2000.

Turmat e rrugëve tentuan të rrëzonin mazhorancën qeverisëse në shtator 1998, por maksimumi iku vetëm kryeministri. Edhe ai dha dorëheqjen sepse ishte vrarë lideri real i studentëve të dhjetorit ‘90 dhe afërmendsh që duhej një përgjegjësi politike për të çtensionuar situatën. Por mazhoranca vijoi të qeverisë deri në vitin 2005, edhe pse gjatë kësaj periudhe nuk munguan protestat “Meta ik”, pasuar me “Nano ik”.

Një periudhë tjetër kur u tentua largimi i qeverisë dhe mazhorancës me protesta, ishte pas ngjarjes në Gërdec, por nuk ndodhi. Në krye të një viti erdhën zgjedhjet normale dhe shkaktari i tragjedisë mori 70 mandate me koalicionin e tij, po aq edhe opozita PS+LSI. Në rast se do të ishin hapur një numër i kufizuar kutish votimi për të vërtetuar manipulimin e njohur si fenomeni “Ruzhdie”, kishte shumë gjasa që opozita të merrte shumicën në Kuvend. E gjithë situata u mbyll me një marrëveshje pragmatike PD+LSI dhe, sado protestave të opozitës, përfshi edhe greva, nuk solli asnjë rezultat. Qeveria “Berisha” e mbylli të plotë mandatin.

Pas vrasjes së 4 protestuesve në bulevard në janar 2011, mund të mendohej një krizë politike deri në dorëheqje të qeverisë dhe zgjedhje të reja. Nuk ndodhi. Jo vetëm kaq, por rreth 4 muaj më pas, Berisha ia mori në tavolinë fitoren e bashkisë Tiranë kryebashkiakut Rama. Ishte një grabitje që e pa drejtpërdrejt në televizion e gjithë Shqipëria, por Berishës nuk i bëri asnjë përshtypje. Ishte një arsye për ta çuar situatën në kaos politik, sepse Rama ishte njëkohësisht edhe lider i opozitës, por asgjë nuk ndodhi. Zgjedhjet parlamentare u mbajtën në vitin 2013, kur i erdhi vakti.

Këto ndalesa historike na vlejnë në çdo kohë, për të kuptuar sesi ardhja në pushtet nuk ka ndodhur nga imponimi me protesta a me dhunë nga rruga. Rasti përjashtimor i vitit 1991, që më shumë vlente për të rrëzuar përfundimisht regjimin 45-vjeçar komunist shqiptar, të vetmin të mbetur në Evropën Lindore, dhe i vitit 1997, që ishte krejt për interesa personale të qytetarëve nga jugu në veri që humbën pasurinë në skema mashtruese, gjithë pjesa tjetër e ndryshimit të pushtetit ka ndodhur vetëm nga vota, kur i ka ardhur afati ligjor i zhvillimit të zgjedhjeve.

Këtë duhet të ketë parasysh çdo njeri që pandeh se u bë deti kos dhe mjafton të shkulësh trotuaret e bulevardit nga gurët dekorativë për të qëlluar policinë, se kështu do të rrëzohet një qeveri e ligjshme që ka një mazhorancë të konsoliduar në Kuvend.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In