Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përplasen dy trena në Giza, të paktën 64 të plagosur

    Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti

    Buxheti 2027/ Llogariten fonde edhe për bashkitë që do të shkrihen. Kryesojnë Tirana, Durrësi dhe Elbasani

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti
    Aktualitet

    Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti

    November 8, 2026

    Një 34-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se tentoi të përdorte armë zjarri gjatë një konflikti me një 41-vjeçar.

    Ngjarja u parandalua nga ndërhyrja e shërbimeve të Policisë, të cilat finalizuan operacionin e koduar “Yacht”.

    Sipas njoftimit zyrtar, konflikti ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:50, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në vendin e quajtur “Rrapi”. Gjatë patrullimit, punonjësit e Policisë konstatuan një përplasje për motive të dobëta mes 34-vjeçarit Mario Meçanaj, banues në Vlorë, dhe 41-vjeçarit E. H., banues në Tiranë.

    Policia ndërhyri menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Në momentin e ndërhyrjes, 34-vjeçari tentoi të largohej me vrap, por u kap dhe u neutralizua nga efektivët.

    Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, gjatë konfliktit, ai ka tentuar të përdorë një pistoletë, të cilën më pas e ka hedhur në rërë, në vendin ku u kap nga policia. Arma e zjarrit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Gjithashtu, gjatë kontrollit të automjetit të 34-vjeçarit, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan edhe një përforcues metalik grushti.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.

    kriminale ngjarja Parandalohet Vlorë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përplasen dy trena në Giza, të paktën 64 të plagosur

    November 8, 2026

    Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti

    November 8, 2026

    Buxheti 2027/ Llogariten fonde edhe për bashkitë që do të shkrihen. Kryesojnë Tirana, Durrësi dhe Elbasani

    November 8, 2026

    Nga Shqipëria drejt vendeve të evropës, zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

    November 8, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.