istemi i TVSH-së. Në disa raste paguanin tatimin gjatë importit dhe më pas kërkonin rimbursim përmes shitjeve fiktive jashtë Greqisë, ndërsa në raste të tjera deklaronin se mallrat ishin të destinuara për vende të tjera të BE-së, duke shmangur pagesën e TVSH-së në doganë.

Nga aktiviteti i dyshuar, kompanitë kanë përfituar rreth 8.7 milionë euro në formën e rimbursimeve të TVSH-së, ndërsa dyshohet se kanë shmangur edhe të paktën 40 milionë euro të tjera në detyrime tatimore.

Një tjetër element që ka ngritur dyshime është përfshirja e personave që figuronin si pronarë apo administratorë të dhjetëra kompanive, pavarësisht se deklaronin të ardhura minimale ose zero.

Mes tyre është edhe një taksist, i cili rezultonte administrator ose ortak në biznese të shumta në sektorët e restoranteve, argëtimit dhe shërbimeve, në Athinë, Mykonos dhe zona të tjera të Greqisë. Dyshimet janë se persona të tillë përdoreshin si pronarë formalë për të fshehur identitetin e kontrolluesve të vërtetë të kompanive.

Hetimi ka marrë përmasa ndërkombëtare, ndërsa autoritetet kanë dërguar të paktën 15 kërkesa për bashkëpunim juridik në vende të ndryshme evropiane, mes tyre Itali, Spanjë, Francë dhe Gjermani.

Prokuroria Evropiane vijon hetimet për të identifikuar të gjithë personat përgjegjës dhe për të zbardhur plotësisht përmasat e kësaj skeme të dyshuar mashtrimi.