Rumen Rumenov nga Bullgaria është vlerësuar si boksieri më i mirë i edicionit të 28-të të turneut tradicional ndërkombëtar “Adem Jashari”, i zhvilluar sot në Prishtinë.
Kompeticioni, i cili prej vitesh është kthyer në një prej ngjarjeve kryesore të boksit në Kosovë, edhe këtë vit u karakterizua nga duele të forta dhe përballje interesante në ring.
Të lidhura
None found
Në përfundim të turneut u ndanë edhe çmimet individuale për boksierët që spikatën gjatë paraqitjeve të tyre.
Çmimet e edicionit të sivjetmë të turneut “Adem Jashari” janë:
Boksieri më i mirë: Rumen Rumenov (Bullgari)
Boksieri më i mirë i huaj: Ivan Rajcic (Kroaci)
Boksieri Fair Play: Leutrim Berisha (Kosovë)
Çifti më luftarak: Lumturim Xhoxhaj – Bashkim Bajoku
Tekniku më i mirë: Emanuel Koço (Shqipëri)
Turneu “Adem Jashari” organizohet për nder të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe është një aktivitet tradicional i rëndësishëm i boksit në Kosovë.




