Tirana mund Partizanin në derbi dhe qëndron e pamposhtur, fitore të lehta për Flamurtarin e Vllazninë

8 Nëntor 2026
15:24
Telesport
back button

Tirana vijon të dominojë e pamposhtur Superligën në basketboll për femra. Në ndeshjet e javës së 10-të, bardheblutë fituan 60-58 në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit, ndeshje e luajtur në “Fahrie Hoti”.

Një përballje e ekuilibruar në të katërta periodat, me skuadrat që dueluan deri në fund për fitoren. Tirana u tregua më e kujdeshme në fund, u shkëput dhe fitoi falë 21 pikëve të Maddox.

Në Vlorë, skuadra e Flamurtarit fitoi me lehtësi 76-48 ndaj Studentit, ndeshje pa shumë histori. Vendaset u shkëputën 21-11 që në periodën e parë dhe thelluan diferencën deri në fund (Morris me 21 pikë shënuesja më e mirë për Flamurtarin).

Në takimin e luajtur në Librazhd, ekipi mik i Vllaznisë fitoi 91-51 ndaj Sopoti Eagles. Mikeshat nga Shkodra fituan falë përvojës (Rreshpja 21 pikë), duke konsoliduar vendin e tretë në renditje, ndërsa Sopoti është ende në kërkim të fitores së parë.

Superliga-Femra, java e 5-të

Flamurtari – Studenti, 76-48

Sopoti Eagles – Vllaznia, 51-91

Tirana – Partizani, 60-58

Renditja: Tirana 10 pikë, Flamurtari 9 pikë, Vllaznia 8 pikë, Partizani 7 pikë, Studenti 6 pikë, Sopoti Eagles 5 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit