Protesta çon Ramën në SPAK, ndaj proteston dhunshëm Rama.. !!
Publikuar nga Andi Myrta
Emri Edi(Edvin) Rama
Mosha 62 vjeç
Profesioni piktor
Punësuar, shkatërrues i Shqipërisë
Adresa, godina e qeverisë dhe Surrel
I dyshuar, kërkuar, hetuar, pandehur…
Një vit e një muaj më vonë, por më mirë vonë se kurrë. “..Mbi bazën e kallëzimit tuaj, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar Procedimin penal nr 97, datë 10 shtator 2026 dhe ky procedim është në hetim..” përgjigjet Klodian Braho.
“Albanian Files” zyrtarisht në hetim.
Kjo është përgjigjia e SPAK, një vit pas denoncimit të disa protestuesve dhe një grupi ekspertësh.
Struktura e Posaçme është shkujdesur të mos japë emër konkret, për cilin individ apo subjekt është regjistruar kallëzimi. Hakmarrja e parrë. Shoqëroi nga protrsta dje në polici, ditën e lajmit, reporterin denoncues të “Albanian Files”, gazetarin hollandez Vincent van Gerven.
Por edhe ujku dhelpra, gjirafa apo ariu, janë të qartë se Edi Rama është emri, kryehallexhiu i përballjes me akuzat.
Ai ka themeluar këto 523 projekte, mbi hartën e Shqipërisë, ka thirrur arkitektë anë e mbanë dynjasë, ndërtues, ka nënshkruar dhe kanë ujdisur ku e ku sa investime pa e qethur ligjin aspak.
Këtu ngjarja ka lidhje me shumë dosje të tjera, por edhe me jo pak institucione.
A do të thirret Edi Rama në SPAK?!. A do të firmosë Klodian Braho ftesën?!
Pyetje 160 ditë proteste dhe sa milionë dollarëshe??! Dyshimet e pafuqisë së Prokurorisë janë të shumta.
Nëse Prokuroria do të nisë të pyesë punëtorë ngarkim shkarkimi, arkitektë nëpër botë, apo ndërtues gjithandej, radha e Ramës vjen pas 20 vitesh. Kjo mund të jetë truk amnistie nga hetimi. Ndoshta.!
Por ai duhet thirrur së paku brenda javës. Pas një viti e tre muajsh saktësisht, nga denoncimi në gusht 2025.
Përvoja nuk premton mirë. Dyshimet janë përtej çdo parashikimi.
Përse?!
Në janar 2022, po kjo prokurori ka regjistruar procedimin penal për Rama-McGonigal ku Rama ishte një nga të paditurit. Bashkë me të Balla, Veliaj, Gjiknuri etj. Sërish asnjëri.
Në janar 2027, për dy muaj, bëhen 5 vite. Prokuroria nuk ka thënë përse nuk e ka thirrur KM asnjëherë. Ose nëse e ka bërë fshehurazi, kur dhe si??!
Në 2017 u nis hetimi për inceneratorët. Nga një prokurori në tjetrën e tani në SPAK. Rama ka firmosur kompaninë fantazmë. Fap e fap ka thënë në Komisionin Parlamentar. 17 vendime qeverie në një ditë.
Pra edhe këtu mbushen 10 vite dhe sërish prokurorët specialë, nuk e kanë thirrur as për dijeni, as për hetim, KM Rama
Në vitin 2014-2015, me hetim gjerman, pastaj Krimet e Rënda, më tej SPAK, emri i Olsi Ramës, del në dosjen e Xibrakës, një organizatë trafikut të kokainës, me laboratorin e parë të drogës, në Shqipëri. Jemi12 vite më pas, as Olsi as i vëllai Edi, nuk u hetuan në kuadër të ligjit antimafia
Në dosjen “Balluku” Edi Rama del disa herë duke dhënë porosi tenderash dhe lejesh. 1.2 miliard euro abuzime. 30 të akuzuar e pandehur. Një organizatë kriminale.
AKSHI një tjetër organizatë kriminale zyrtarisht sipas hetimit. Gjendet emri Edi Ramës në jo pak episode, apo baxhanaku i tij?!. Shefja e SHISH koordinator i bandave Agasi, këshilltari izraelit i Vuçiç në kërkim, lidhjet me Ramën?? Ermal Beqiri në gjyq pohoi kam korruptuar shtetin(Ramën)
Kur ka menduar SPAK të marrë edhe dëshminë e Ramës,.të korruptuarit prej biznesmenit të arrestuar??!
Disa investitorë strategjikë të pandehur të akuzuar e dënuar për trafiqe droge, janë përfitues nga firma e Edi Ramës. Asnjëherë nuk është thirrur për të dëshmuar.
Në dosjen e Samitit të Kokainës, Aruba emri i qeveritarëve, ministrave e politikanëve theksohet nga Prokuroria. Rama sërish i paftuar.
Në Zvërnec sërish Rama aktori kryesor i shumë veprimeve dyshuar në paligjshmëri, ende i pathirrur
Aeroporti i Vlorës, një tjetër dosje kallzuar nga Begjet Pacolli bë SPAK, qindramilionëshe euro, Rama e Balluku firmëtar, sërish të harruar nga Prokuroria
Becchetti, 150 milionë euro gjyq i humbur nga sms-të e Ramës dhe Veliajt, asnjë prokuror nuk begenisi të pyesë askënd nga mëkatarët shpërdorues..
Në dosjen e Timak, smart city, trafikut ndërkombëtar të armëve, me izraelitin Ron Yeffet, ministrin Nufi, agjenten Hyseni, asgjë nuk do të ecte kërdia në buxhet, pa Ramën ende i pathirrur në Prokurori.
Me Jet Bank, ku sërish iu dha imunitet guvernatorit për hetimet e thelluara në Bankën e Shqipërisë, sa dijeni ka Rama ? Tani edhe me shpërthimin e rastit Paraguaj!!
Në sky ecc, emri Edi Ramës e Ballës, është në 80 përqind të bisedave të bandave. Ndoshta del më vonë koha për thirrje. DOSJET RAMA janë tmerrësisht shumë. Justifikimet SPAK, janë tmerrësisht hiç. Mos vallë do të çojë mburojën në Kushtetuese, ku poshtërimi u vulos me shoqatën partiake ONM, të ndërkombëtarëve, tutorë të gjykatësve supremë.
Prapë Rama, prapë.SPAK..Optimizmi është teori, po veptimi i ligjit, është furnitor i tij. Dua të përdor fjalën e një miku, jam optimist se do të bëhet më keq. Jo për qytetarët, por keqbërësit zyrtarë. Duke nisur me KM…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



