SYRI TV/ Skandali - Policia shoqëron gazetarin holandez Vincent van Gerven Oei, mbahet disa orë në komisariat

14:41, 08/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e shtetit ka shoqëruar në mënyrë skandaloze në komisariat gazetari holandez Vinsent Van Gerven Oi pas protestës kombëtare te se shtunës. Gazetari ka qenë pranë parkut rinia, ku pavarësisht se është identifikuar, policia e ka shoqëruar dhe ka sulmuar me spray me piuper aktivisten Alisa Braho e cila ishte duke filmuar ngjarjen. Shoqërimi i gazetarit ka ardhur vetëm disa orë pasi SPAK ka regjistruar kallëzim penal për “The Albania Files”, të publikuar e denoncuar nga gazetari holandez.

Syri tv

Disa orë pasi SPAK regjistroi kallëzim penal për Albania Files policia ka shoqëruar mbrëmjen e të shtunës pas protestës kombëtare gazetarin holandez, Vincent van Gerven Oei,  i cili publikoi dhe denoncoi librin e resorteve luksoze të projektuara nga kryeministri Rama.

Gazetari ishte në parkun Rinia, teksa është ndaluar nga një numër i madh efektivësh policie. Ai është identifikuar si gazetar, duke treguar gjeneralitetet e tij, por kjo nuk i ka mjaftuar policisë, e cila me urdhër verbal nga një prej drejtuesve të grupit, ka shoqëruar në komisariat në mënyrë skandaloze gazetarin Vinsent Van Gerven Oei.

Gazetari holandez është mbajtur për disa orë në Polici, ndërsa lirimi i tij është bërë gjatë orëve të para të mëngjesit. Jo vetëm kaq policia ka goditur me spraj me piper në sy edhe aktivisten Alisa Braho e cila ka filmuar shoqërimin e gazetarit të njohur. Alisa Braho ka pësuar dëmtime në sy nga spraj me piper që përdori policia ndaj saj, vetëm se ajo ishte duke filmuar shoqërimin skandaloz të gazetarit të huaj.

Së fundmi Vincent van Gerven Oei analizoi përmbajtjen e “The Albanian Files” ku për shkak të Edi Ramës dhe parave të drogës që hyjnë pa kontroll, Shqipëria është kthyer në një terren ku shumë studio të huaja gjejnë hapësirë të madhe veprimi dhe liri të plotë projektesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco