Ekonomia amerikane ka surprizuar me rezultatet e tregut të punës gjatë muajit tetor. Në vetëm një muaj janë krijuar 165 mijë vende të reja pune, shumë më tepër nga sa prisnin ekspertët. Edhe papunësia ka shënuar rënie, duke zbritur në 4.1 për qind, nga 4.2 për qind që ishte në shtator. Sipas të dhënave të raportuara nga Financial Times, ekonomistët kishin parashikuar krijimin e vetëm 65 mijë vendeve të punës. Por rezultati përfundimtar ishte 100 mijë më i lartë se pritshmëritë.