Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania diferencat e çmimeve të disa produkteve në dyqanet e veshjeve duke treguar se të njëjtat produkte shiten në Shqipëri me çmime më të larta se ato të etiketuara në euro në tregjet europiane.
Përmes një videoje të dërguar në redaksi, qytetari tregon se etiketat me çmimet në euro mbulohen nga etiketa të tjera me çmime në lekë, të cilat, sipas tij, janë shumë më të larta.
Konkretisht, qytetari paraqet këto diferenca çmimesh:
Qytetari shprehet se kjo nuk është hera e parë që konstaton diferenca të tilla dhe tregon se ka hasur të njëjtin fenomen edhe në dyqanet Zara dhe Massimo Dutti.
Ai ngre shqetësimin se çmimet e veshjeve dhe produkteve të tjera në Shqipëri janë shpesh më të larta se në vendet europiane, ndërkohë që fuqia blerëse dhe pagat e qytetarëve shqiptarë janë dukshëm të kufizuara.
Përmes këtij denoncimi, qytetari kërkon vëmendjen e institucioneve përgjegjëse, duke bërë thirrje për verifikimin e praktikave të çmimeve dhe marrjen e masave në rast se konstatohen shkelje.
Po konsumatorët shqiptarë përse duhet të paguajnë më shumë për të njëjtat produkte, ndërkohë që kanë të ardhura më të ulëta?