SYRI TV/ Prej muajsh rruga është amortizuar, rruga e Saxhakut, rrezik për banorët

14:37, 08/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prej muajsh rruga që lidh fshatin Sanxhak me autostradën Milot-Mamurras vazhdon të jetë e dëmtuar duke u kthyer në rrezik për banorët dhe drejtuesit e mjeteve. Segmenti rrugor është në administrim të Bashkisë Kurbin, e cila nuk ka ndërhyrë për rehabilitimin e këtij aksi, pavarësisht se prej kohësh ka deklaruar se do të përdorë një fond emergjence.

Syri tv

Kjo është situata në rrugën që lidh fshatin Sanaxhak në Kurbin me autostradën Milot-Mamurras. Përgjatë një segmenti prej rreth 4 kilometrash janë konstatuar dëmtime të shumta, si pasojë e shkarjeve të tokës në disa pjesë të tij. Çarjet dhe deformimet e trupit të rrugës e kanë vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve, duke e kthyer qarkullimin në një rrezik për drejtuesit e mjeteve.

Ky aks ka një rëndësi të veçantë për banorët e zonës, pasi është lidhja kryesore me autostradën Milot-Mamurras. Përmes tij sigurohet edhe akses për institucionet dhe aktivitetet që ushtrojnë funksionet në këtë territor, mes tyre edhe Drejtoria e Transportit Rrugor.

Megjithëse problematika është e pranishme prej disa muajsh, dhe deri më tani nuk është ndërhyrë për riparimin e dëmtimeve dhe rikthimin e rrugës në kushte të sigurta për qarkullim.

Segmenti rrugor është në administrim të Bashkisë Kurbin. Sipas informacioneve, dëmtimet dhe shkarjet e tokës janë evidentuar nga strukturat përkatëse, ndërsa pritet sigurimi i një fondi emergjent për të kryer ndërhyrjet e nevojshme. Deri në alokimin e ketij fondi qe nuk eshte marre prej muajsh, banorët dhe drejtuesit e automjeteve do të duhet të përballen me një infrastrukturë të dëmtuar, ku lëvizja mbetet e vështirë dhe me rrezik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco