Me dyshimim për helmim,7 fëmijët e kopshtit numër 10 në Vlorë, vijojnë të jenë të shtruar me shërbim spitalor në Pediatrinë e Vlorës. Të miturit po marrin trajtim mjekësor, pas shfaqjes së simptomave që kanë ngritur dyshimet për një rast të mundshëm helmimi në kopshtin numër 10 të qytetit. Aktualisht mjekët po monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme gjendjen e tyre shëndetësore. Burime zyrtare thonë se janë në pritje të përgjigjes së analizave nga sektori epidemiologjik,për të përcaktuar shkaqet që mund të kenë shkaktuar shqetësimet shëndetësore te të miturit. Ndërkohë që pista e hetimit nuk do të shtrihet vetëm të ushqimi që kanë konsumuar fëmijët, por edhe tek uji më të cilën përgatitet dhe patrohet enët.