Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr. 10 në Vlorë dyshohet se është shkaktuar nga uji i kontaminuar. Ndërkohë problematika nuk duket se është vetëm te fëmijët e kopshtit pasi shqetësime shëndetësore kanë shfaqur edhe banorë të lagjes përreth, duke ngritur dyshime se ndotja mund të ketë prekur një zonë më të gjerë. Sipas informacioneve, në tubacionet dhe depozitat e ujësjellësit është konstatuar prani e lartë bakteresh, ndërsa dyshohet edhe për ndotje nga ujërat e zeza, si dhe mungesë të klorifikimit të ujit.