E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shqiptarët kalojnë kufirin për naftë dhe ushqime më të lira

Kjo është pamja e çdo fundjave në Kostur të Greqisë, ku mbizotërojnë makinat me targa shqiptare. Çmimet më të ulëta të ushqimeve dhe karburantit po i shtyjnë gjithnjë e më shumë banorët e juglindjes të kalojnë kufirin për të bërë furnizimet.

Ata thonë se diferenca në çmime është e ndjeshme.

“Patjetër që ka shumë leverdi ardhja këtu. Arsyet janë të qarta. Nafta kushton më lirë dhe ushqimet. Qoftë në kosto, qoftë në cilësi. Janë me standarde europiane, kontrolli është më i lartë. Me para shqiptare është 180 lekë litri, 30 lekë më lirë. Unë vij njëherë në dy javë që furnizohem me ushqime. Këtu në Kostur është një nga pikat më të preferuara për shqiptarët, nga gjithë zonat afër.”

“Mendoj se këtu është më lirë dhe më mirë, cilësia, çmimet, të gjitha. Unë jam shitëse në dyqan kozmetike, jam në kontakt me njerëzit dhe preferojnë të vijnë këtu. Nafta ka cilësi më të mirë.”

Reklamë

Ndërsa në Shqipëri një litër naftë kushton rreth 210-220 lekë, në zonën e Kosturit çmimi zbret deri në rreth 180 lekë.

E njëjta situatë është edhe për pogradecarët, të cilët zgjedhin Strugën për t’u furnizuar me ushqime dhe karburant.

Në një kohë kur çmimet në Shqipëri vijojnë të rëndojnë buxhetet familjare, kufiri po kthehet për shumë banorë të juglindjes në vendin ku bëjnë pazarin e javës.

Paratë që familjet shqiptare shpenzojnë për nevojat e përditshme, në vend që të qarkullojnë në ekonominë vendase, po përfundojnë gjithnjë e më shumë në Greqi e Maqedoninë e Veriut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.