Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari, i dënuar me 7 vite burg dhe në kërkim për vepra të tjera penale

    Dogana gjobit Salillarin me 5.1 milionë euro, nafta për bazën e NATO-s u zhdoganua pa përjashtimin përkatës

    Krizë energjetike në Shqipëri, KESH blen energji me çmime rekord, ndërsa AYEN nuk dorëzon 59 milionë kWh që i detyrohet shtetit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Fol me Kryeministrin”, Rama prezanton platformën e re pas protestave: Askush të mos zgjedhë mes protestës dhe dialogut
    Kryesore

    “Fol me Kryeministrin”, Rama prezanton platformën e re pas protestave: Askush të mos zgjedhë mes protestës dhe dialogut

    November 8, 2026

    Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën e re “Fol me Kryeministrin”, një hapësirë komunikimi të drejtpërdrejtë për studentët dhe qytetarët që duan të përcjellin pyetje, kritika, shqetësime apo propozime. Nisma vjen pas protestave të studentëve dhe, sipas kreut të qeverisë, synon të krijojë një mundësi të re dialogu, edhe për ata që nuk dëshirojnë të shprehen publikisht.

    Duke ndarë pamje nga platforma, Rama e cilësoi atë si një formë komunikimi që mund të aksesohet nga telefoni apo kompjuteri. Ai theksoi se protesta është pjesë e bashkëjetesës demokratike dhe se qytetarët kanë të drejtë të shprehin pakënaqësitë e tyre dhe të dëgjohen.

    “Çdo protestë ka një arsye kur nis, por edhe një sfond më të gjerë sesa pankarta e pikënisjes. Nga ana tjetër protesta nuk është vetëm një manifestim shqetësimi, pakënaqësie a zemërimi, po pjesë e bashkëjetesës demokratike, ku qytetarët janë të lirë të shprehen dhe kanë të drejtë të dëgjohen”, u shpreh kryeministri.

    Rama nënvizoi se protesta është një e drejtë e pamohueshme në vendet e lira dhe duhet të mbrohet nga shteti, edhe kur qytetarët protestojnë kundër qeverisë, parlamentit apo gjykatave. Në të njëjtën kohë, ai e ndau këtë të drejtë nga aktet e dhunës, duke i cilësuar kërcënimet dhe vandalizmin ndaj pronës publike e private si krime.

    “Për mua, që i përkas një gjenerate e cila e fitoi me protesta paqësore lirinë e mendimit dhe të pluralizmit politik, ka qenë gjithnjë e qartë: Protesta është një trokitje në veshin e pushtetit dhe pushteti duhet ta dëgjojë çdo protestë, e të jetë kurdoherë gati për dialog”, tha Rama.

    Sipas tij, në disa raste protestuesit kërkojnë dialog, por qeveritë hezitojnë të ulen me ta. Në raste të tjera, shtoi ai, ndodh e kundërta: ka qytetarë që duan të flasin me përfaqësuesit e qeverisë, por nuk ndihen të lirë ta bëjnë këtë publikisht për shkak të intimidimit nga persona që nuk duan dialog.

    Kryeministri theksoi se veprimet e dhunshme të disa protestuesve nuk duhet të përdoren si arsye për të mos dëgjuar të tjerët, ndërsa refuzimi i dialogut nga disa persona nuk duhet të pengojë ata që duan të diskutojnë.

    Për këtë arsye, sipas Ramës, u krijua platforma, e cila fillimisht u drejtohet studentëve, por është e hapur për çdo qytetar. Ai tha se komunikimi mund të bëhet pa qenë e nevojshme që përdoruesit të publikojnë emrin dhe mbiemrin apo të mbajnë një qëndrim në mbështetje të njërës palë.

    Rama garantoi se identiteti i personave që zgjedhin të komunikojnë në mënyrë konfidenciale do të ruhet dhe nuk do të bëhet publik pa pëlqimin e tyre.

    Kreu i qeverisë sqaroi se kjo nismë nuk synon të zëvendësojë protestën me një formular digjital dhe as ta kushtëzojë dialogun me dakordësinë për qëndrimet e qeverisë. Qëllimi, sipas tij, është krijimi i një hapësire ku pyetjet, kritikat dhe propozimet të shqyrtohen me respekt dhe përgjegjësi.

    “Askush nuk duhet të zgjedhë mes së drejtës për të protestuar dhe mundësisë për t’u dëgjuar. Prandaj, kush do të protestojë paqësisht, le ta bëjë pa asnjë pengesë. Kush do që edhe të dialogojë për çka proteston, bujrum, është i mirëpritur në këtë hapësirë të re sociale”, deklaroi Rama, duke shtuar se mënyra se si shprehet mosdakordësia ndikon edhe në cilësinë e bashkëjetesës demokratike.

    rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari, i dënuar me 7 vite burg dhe në kërkim për vepra të tjera penale

    November 8, 2026

    Dogana gjobit Salillarin me 5.1 milionë euro, nafta për bazën e NATO-s u zhdoganua pa përjashtimin përkatës

    November 8, 2026

    Krizë energjetike në Shqipëri, KESH blen energji me çmime rekord, ndërsa AYEN nuk dorëzon 59 milionë kWh që i detyrohet shtetit

    November 8, 2026

    Tragjedi në Senegal, mbytet varka me emigrantë: 21 të vdekur, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

    November 8, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.