Shqiptarja e para në arkitekturë, Iris Muhameti triumfon në konkursin ndërkombëtar me projektin e “Porto Palermo”

Një projekt i frymëzuar nga bukuritë dhe pasuritë historike të Porto Palermos i ka sjellë arkitektes së re shqiptare, Iris Muhameti, çminmin e parë në një konkurs ndërkombëtar arkitekture.
“Të jem e sinqertë nuk e prisja, jo se nuk kisha besim te projekti apo te aftësitë për ta fituar. Por, sepse në radhë të parë konkurenca ishte shumë e madhe, dhe nga ana tjetër është pak ajo modestia ndonjëherë, që thua okej jam finalist por cmimi I madh është dicka shumë e largët”, tha Muhameti.
Gjithçka nisi nga një ndalesë e rastësishmë në Porto Palermo. Peizazhi i rrallë, kalaja dhe historia e zonës zgjuan kureshtjen e Irisit.
“Ajo çfarë më surprizoi ishte çfarë mësova për atë vend. Zgjedhja erdhi shumë spontane, u ndala në një moment aty, ishte hera e parë që u përballa me një peizazh kaq të bukur. Të jepte përshtypjen sikur aty nuk kishte asgjë, shikoje kalanë,shikoje në largësi një tunel nënujor dhe të jep ndjesinë që vetëm ato gjera ka. Bëhet fjalë për temën e diplomës, me të cilën jam marrë për afro një vit. Bëhet fjalë për propozim projekti në Porto Palermo. Është një qendër kërkimore për pasuritë bregdetare të Shqipërisë”, thotë Iris Muhameti.
Përtej çmimit, Irisi e sheh këtë arritje si një mundësi për të sjellë në vëmendje pasuritë natyrore dhe historike të Shqipërisë.
“Mendoj që Shqipëria ka shumë vende të bukura, por kanë nevojë pë ndërhyrje qoftë të vogla për t’i sjellë në vëmendje të publikut, por edhe të jenë të aksesueshme”, thotë ajo.
Për Iris Muhametin, të rrëmbesh çmimin e parë në Pragë mes 2.801 projekteve dhe 108 vendeve të botës, është një emocion i veçantë dhhe vlerësimi i të gjithë punës.




