Jonida Maliqi ishte pjesë e panelit të “Goca dhe Gra” në puntatën e kësaj të shtune, ku u ndal edhe te marrëdhënia me kolegët.

E pyetur për artisten më të mbivlerësuar, ajo zgjodhi Rozana Radin. Jonida Maliqi u shpreh se e vlerësonte për artisten që është, por nga ana vokale, shtoi se lë për të dëshiruar.

“Artist i mbivlerësuar? E di ku më shkon mendja? Te një vajzë që ka qenë pjesë e këtij paneli në një nga sezonet. Sigurisht që e vlerësoj për artisten që është, për poeten që është, për aktoren që është. Vokalisht nuk e vlerësoj dhe mendoj se ajo ka pasur mbivlerësim dhe ajo është Rozana Radi. Për pjesën vokale, vetëm kaq. Nuk kam asgjë personale, është thjesht shije artistike. Ka artistë që të rrëqethin, ashtu siç edhe ajo më ka rrëqethur me interpretimin. Vokalisht, ka lënë për të dëshiruar. Patjetër kam qenë shoqe me Rozanën. Njihemi herët”, tha ndër të tjera Jonida Maliqi.

Ndërkohë, reagimi nga Rozana Radi nuk mungoi, me këngëtaren që në një postim në Instagram shkruante: “Sikur një këngë e jotja të merrte aq klikime sa merr një video ku përmendem unë, do të ishte film! Suksese”.